Ashensori i çuditshëm, me biçikletë ngjituni në pemë

Ndryshe

Ashensori i çuditshëm, me biçikletë ngjituni në pemë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:16
Pamje nga video

I lodhur nga shkallët e shumta deri në shtëpinë e tij të drunjtë, Ethan Schlussler krijoi një ashensor që punon me biçikletë. Amerikani nga Idaho kështu është bërë i famshëm me një ide po aq sa praktike, aq edhe interesante.

“Isha lodhur duke ngjitur shkallët disa herë në ditë, kështu unë e bëra këtë ashensor me biçikletë, për ta zgjidhur këtë problem”, u shpreh ai.

Që kur ka krijuar atë, ai ndjehet shumë më mirë dhe e kryen rrugën e përditshme më lehtë. Ai shton se ndoshta nuk është shumë sigurt, mirëpo kujton që siguri nuk ka as në ecjet në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat