Kujdes nga ajo çfarë mund t’ju bëjë fqinja…

Ndryshe

Kujdes nga ajo çfarë mund t’ju bëjë fqinja…

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 07:16
Adele Richards tha se përvoja me 72-vjeçaren Barbara Minns ishte një “ferr” dhe se nuk ndiheshin më të sigurt në shtëpinë e tyre.

Një çift rrëfeu tmerrin që ka kaluar me fqinjen e tyre, e cila i kërcënoi me thikë, u hodhi jashtëqitje qeni dhe tentoi të helmonte kafshët e tyre.

Adele Richards tha se përvoja me 72-vjeçaren Barbara Minns ishte një “ferr” dhe se nuk ndiheshin më të sigurt në shtëpinë e tyre.

Javën e kaluar Minns u dënua me 36 javë burg dhe dy vjet pezullim për një sërë veprash kundër fqinjëve të saj, të cilët kishin frikë se do t’iu ushtronte dhunë.

Asaj iu dha gjithashtu urdhër për të mos kontaktuar çiftin Richards dhe për të mos hyrë në pronën e tyre.

Minnsit iu ndalua për 5 vjet patenta, pasi u kap për herë të tretë në gjendje të dehur, si dhe gjobë me vlerë 500 Paund.

Ofendimet e shpeshta ndaj Adele dhe Gary bën që këta të fundit të mbanin “një ditar ngacmimi”, për t’ia paraqitur policisë. Ata gjithashtu filmuan sjelljet e saj në mënyrë që t’i përdornin në gjyq.

Adele tha: “Nuk ndihemi të sigurt në shtëpinë tonë! Dua vetëm të përfundojë dhe të kemi një jetë të qetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat