Një qytet suedez mbjellë afro 19 mijë pemë mështekneje

Ndryshe

Një qytet suedez mbjellë afro 19 mijë pemë mështekneje

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 16:12
Qyteti Ymeo në Suedi

Qyteti Ymeo në Suedi me mbi 18,700 pemë mështekne të mbjellura gjithandej ka marrë epitetin “Parajsa e mështeknës në Veri”.

Banorët përdorin mështeknën për thuajse gjithçka, si për art, mobilje, zbukurime, pëlhurë, ilaçe, supë dhe pije. Historia e dashurisë për mështeknën daton që nga viti 1888, kur i gjithë qyteti ishte djegur. Pas çka banorët që rindërtuan qytetin, vendosën të parandalonin zjarret e mundshme përmes mështeknave, të cilat përmbajnë 50% ujë.

Mështekna është bërë pjesë e pandashme e jetës së suedezëve, madje edhe të atyre që kanë alergji nga poleni. Këto të fundit, edhe ilaçin ndaj alergjisë e kanë gjetur pikërisht në këpurdhat e pemëve të mështeknës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat