Në këtë vend përgatitet çaji direkt nga vullkani - Bota Sot
Në këtë vend përgatitet çaji direkt nga vullkani

Ndryshe

E mërkurë, 17 tetor 2018

Në këtë vend përgatitet çaji direkt nga vullkani

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Kafeneja Chalet de tia Merces ndodhet në qytetin e vogël Furnas në Sao Miguel në Portugali.

Pronarja e kafenesë Paula Aguar këtu përgatit çajin nga kazani i vullkanit, duke përdorur ngrohjen e ujit gjeotermal nga toka. Kjo procedurë e bën këtë kafene si vendin e vetëm unik në gjithë botën.

Qyteza Furnas ndodhet në afërsi të vullkanit aktiv në ishullin më të madh Azore në Portugali.

Jo vetëm çaji i gjelbër këtu, por edhe ushqimet tjera përgatiten në skarën natyrale, më saktë në nxehtësinë e vullkanit dhe shiten në rrugë për një euro.

Restoranti i Paulës ndodhet pranë lumit tropikal. Nëse pyetni pse uji në çaj merr ngjyrën vjollcë, Paula shpjegon se hekuri në ujin e vullkanit krijon reaksion me antioksiduesit e çajit të gjelbër duke ndryshuar ngjyrën në vjollce.

Duhet pritur vetëm disa minuta pasi së bashku me ngjyrën ndryshon edhe shija e çajit.  Paula nuk e ka hapur kafenenë rastësisht. Ajo është biolog e diplomuar mbi mjedisin dhe evolucionin. Përveç kafenesë, ajo punon si profesoreshë në fakultet dhe përfundimisht nuk ka dyshim se ajo e di se çfarë bën derisa përgatit çajin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test