Moti me shi nuk i brengosi aspak, turistët u zbavitën në rrugë

Ndryshe

Moti me shi nuk i brengosi aspak, turistët u zbavitën në rrugë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 22:07
Pamje nga video

Turistët që ndodheshin në Benidorm të Spanjës, nuk mundën të bëjnë plazh, shkaku i motit me shi dhe të vranët.

Por, kjo nuk i brengosi disa prej tyre, që u zbavitën me dyshekët e fryrë, nëpër rrugët që i kishte vërshyer uji.

Madje, disa i shfrytëzuan edhe tavolinat e kthyera së prapthi, që të rrëshqasin nëpër ujin e mbledhur nga reshjet e pandërprera.

Loja e tyre nëpër rrugë të hapura nuk shkoi gjatë, sepse u ndaluan nga policët sepse rrezikonin të lëndoheshin dhe qëndronin në rrugë të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat