Të rinjtë në Angli testojnë aftësitë e tyre, vrapojnë drejt radarëve për të parë sa të shpejtë janë

Ndryshe

Të rinjtë në Angli testojnë aftësitë e tyre, vrapojnë drejt radarëve për të parë sa të shpejtë janë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 18:11
Pamje nga video

Sfida e re që i ka “pushtuar” të rinjtë në Britaninë e Madhe është bërë virale në internet falë publikimit të disa videove, ku ata shihen duke sfiduar veten në një mënyrë të pazakontë.

Në fakt bëhet fjalë për disa të rinj që pozicionohen para radarëve të vendosur në shtylla që masin shpejtësinë e veturave, dhe në rast se tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, atyre automatikisht do t’ju dërgohet me postë tiketa e gjobës së paraparë me ligj.

Për të parë se sa janë të shpejtë po vrapojnë në drejtim të radarëve, që pasi e kalojnë ua tregon shpejtësinë me të cilën kishin lëvizur. Madje disa kanë provuar ta tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar në Sussex të Anglisë, ku të rinjtë japin maksimumin që të tejkalojnë shpejtësinë e lejuar për ngasje, se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat