Lind në dyshemenë e kuzhinës pasi nuk e dinte se ishte shtatzënë - Bota Sot
Lind në dyshemenë e kuzhinës pasi nuk e dinte se ishte shtatzënë

Ndryshe

E shtunë, 20 tetor 2018

Lind në dyshemenë e kuzhinës pasi nuk e dinte se ishte shtatzënë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:01
Foto

Vajza e saj lindi në dyshemenë e kuzhinës, por ajo as që e dinte se ishte shtatzënë. 18-vjeçarja Milaois Murphy kur nisi të ndihej keq, mendoi se ishte krizë apandesiti por solli në jetë vogëlushen Harper.

Foshnja erdhi në jetë në javën e 26 të shtatzënisë, dhe kur kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhej telefonoi ambulancën, e cila erdhi pak pasi Milaois kishte lindur.

Vajza irlandeze nga Dublini tregoi për mediat vendase gjithë sa kishte ndodhur, “Erdhi në jetë në dyshemenë e kuzhinës. Kur doli, qau pak dhe ndaloi të marrë frymë. U mundova ta përmendja. Ishte sa dora ime dhe rrëshqiti nëpër pantallona”.

Një lindje e papritur dhe e paparashikuar e asistuar nga nëna e Milaois. Kur mbërriti ambulanca, foshnja u fut në një qese plastike për tu mbajtur ngrohtë, shkruan noa.al.

Për nënën e re dhe të dashurin e saj ishte një shok i vërtetë, por gradualisht e kaloi traumën, duke qenë se foshnja lindi para kohe dhe kishte nevojë për kujdes të veçantë.

Tashmë çifti janë të lumtur për gjithë sa ka ndodhur dhe krenarë për vogëlushen e tyre, e cila erdhi në jetë pranverën e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test