Kur i dënuari me vdekje jeton më shumë se gjykatësit e tij – ky dhe kuriozitete të tjera tejet interesante - Bota Sot
Kur i dënuari me vdekje jeton më shumë se gjykatësit e tij – ky dhe kuriozitete të tjera tejet interesante

Ndryshe

E premte, 16 nëntor 2018

Kur i dënuari me vdekje jeton më shumë se gjykatësit e tij – ky dhe kuriozitete të tjera tejet interesante

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:55
Colossus

Për disa ndoshta keni dëgjuar e ndoshta jo, por gjithsesi mbeten interesante për tu lexuar – më poshtë keni disa kuriozitete vërtetë interesante:

Për të reklamuar shërbimet e tyre, prostitutat në Greqinë e lashtë mbanin sandale që kishin të stampuar poshtë tyre fjalën “më ndiq”, dhe që linin shenjë në rrugë kur ecnin.

Falë masave të marra nga njeriu, pritet që e çara në shtresat e ozonit do të rikthehet siç ishte në vitet 1980, vetëm në vitin 2050, dhe do të mbyllet plotësisht deri në vitin 2070.

Kur Eduard I i Anglisë po kthehej nga kryqëzata e nëntë në vitin 1272, mësoi se i ati kishte vdekur, dhe se ai ishte bërë mbreti i ri i Anglisë. Çuditërisht, në vend se të kthehej në shtëpi për t’u kurorëzuar, Eduardi vazhdoi një udhëtim të qetë në Itali dhe Francë për gati 2 vjet, dhe zbarkoi në Angli vetëm në vitin 1274.

Aktori Robin Uilliams ndoqi shkollën Xhiliard, por e la pas vetëm një viti, pasi profesori i tij, një aktor dhe producent i njohur, i tha se nuk kishte asgjë që të mund të mësonte nga ajo shkollë, dhe që ai nuk e dinte ende.

Qumështi i balenës ka një përmbajtje të lartë yndyre në nivelin 30-50 për qind, dhe ka shpesh ngurtësinë e një paste dhëmbësh.

Uill Parvis, që u dënua për vrasje në 1894, dhe e kishte pretenduar gjithmonë se ishte i pafajshëm, i tha jurisë së tij se do të “jetonte më gjatë se sa shumica e tyre”. Dhe në fakt ai i mbijetoi një varje, u ri-burgos, dhe përfundimisht u fal dhe u lirua. Ai vdiq në vitin 1938, tre ditë pasi kishte vdekur një nga anëtarët e jurisë së dikurshme qe kishte dhënë për të dënimin kapital.

Vëllezërit Rajt, arritën të fluturonin me një aeroplan, ndërtimi i të cilit kushtoi vetëm 1000 dollarë. Në garën për të kryer fluturimin e parë të njeriut, ata mundën Samuel Lenglin, sekretar i ‘Smithsonian’, qe dështoi të realizojë një fluturim të suksesshëm, pavarësisht se kishte në dispozicion një fond prej 50 mijë dollarësh të dhëna nga qeveria amerikane.

Kolosi i Rodosit, një nga Shtatë Mrekullitë e botës së lashtë, qëndroi më këmbë vetëm për 50 vjet. Vite, para se të shkatërrohej nga një tërmet. Rrënojat e saj tërhoqën më shumë vizitorë, sesa statuja origjinale, para se të riciklohej më në fund për skrap.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test