25 vjeçarja kishte vetëm edhe disa orë jetë, bota është përlotur nga letra e saj për të dashurin

Ndryshe

25 vjeçarja kishte vetëm edhe disa orë jetë, bota është përlotur nga letra e saj për të dashurin

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:13
Nardya Miller

Një 25 vjeçare australiane, ka ndarë një mesazh të trishtë në internet me miqtë dhe familjen e saj, pasi trupi i saj i refuzon organet që ajo dikur mendonte se do t'i shpëtonin jetën.

Pas një transplanti të dështuar mushkërie, Nardya Miller merr vesh se ka vetëm edhe pak orë për të jetuar.

Vajza jeton me një maskë oksigjeni 24 orë, ndaj vendosi të bënte një status të fundit për të dashurin e saj.

“Ndoshta të kam njohur ty gjatë gjithë jetës time, ndoshta të kam njohur për 10 vjet, ndoshta të kam njohur ty për një kohë të shkurtër, por në më pak se një javë unë nuk do të shikoj më ty, kurrë nuk do të flas me ty, nuk do të të prek, nuk do të të mbaj në krah, kurrë më. Për, unë gjithmonë do të të dua, për miqësinë që kemi krijuar dhe kujtimet që kemi. Gjërat jo gjithmonë shkojnë ashtu siq i kemi planifikuar në jetë, ka disa gjëra të mëdha që kurrë nuk do t’i kemi, vende që unë kurrë nuk do të shkoj dhe nuk do të jetoj për t’i parë. Por unë gjithmonë do të qesh, sepse jam këtu. Unë kurrë në jetën time nuk kam hequr dorë dhe kurrë nuk do ta bëj, por tani thjeshtë duhet të shkoj. Të lutem jetoje jetën tënde në mënyrë absolute”.

Dëshira e fundit e saj ishte që njerëzit të kuptonin rëndësinë e dhurimit të organeve dhe i dashuri i saj të mos ndjehej i zhgënjyer kur të dëgjojë për vdekjen e saj.

Kjo ishte porosia dhe letra e vajzës e cila ka përlotur botën dhe ka thyer zemrës e miliona lexuesve në botë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat