Ky është momenti kur menaxheri i një hoteli në Spanjë ndërhyn për ta ndalur një pushues nga Britania i cili ishte dhunonte gruan e tij.
Kamerat e sigurisë shfaqin menaxherin Max Weinbinder, i cili përplas për tokë burrin që po rrihte gruan në korridorin e hotelit.
Weinbinder që është menaxher i hotelit me katër yje Carema në Fornells në veri të qytetit Menorca, është detyruar ta mbajë në tokë agresorin derisa në vendin e ngjarjes u shfaq policia.
Ndërkaq mediat lokale raportojnë se gruaja nuk ka ngritur padi kundër burrit, edhe pse shihet në video duke e sulmuar.