Babai hyn në “Snapchat”, zbulon diçka të rëndë për vajzën e tij - Bota Sot
Babai hyn në “Snapchat”, zbulon diçka të rëndë për vajzën e tij

Ndryshe

Babai hyn në “Snapchat”, zbulon diçka të rëndë për vajzën e tij

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:12
Snapchat

Një 13-vjeçare është sëmurë pasi ka marrë ekstazi, ndërsa jeta e saj është shpëtuar nga i ati, i cili pa një video në “Snapchat” ku ajo nuk dukej aspak mirë.

Pasi diktoi pamjet shqetësuese, ai thirri nënën e vajzës dhe ngriti alarmin. Adoleshentja u sëmur pasi mori pilula ekstazi dhe menjëherë filloi të kishte probleme me zemrën.

Nëna e vajzës së quajtur Rebeka tha: “E kontrollova vajzën time, pasi babai i saj u alarmua për një video në Snapchat, ku ajo nuk dukej shumë mirë. Testet treguan se ajo ishte e zbehtë dhe kishte halucinacione.

Fëmijët duhet ta dinë se janë duke luajtur me vdekjen, kjo po shkatërron familje”, është shprehur nëna e adoleshentes, duke dhënë një mesazh të madh për të gjithë adoleshentet që të kenë kujdes me të tilla gjëra.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat