Nxitim për në botën tjetër: Aksidentohet makina e varrimeve Maserati

Ndryshe

Nxitim për në botën tjetër: Aksidentohet makina e varrimeve Maserati

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 06:34
Makina me më shumë se 275 kuaj fuqi dhe me një motor V6 Diesel, me ngjyrë të artë, u përplas në Gjermani në zonën e Bergut.

Një makinë varrimesh Maserati dukej se e kishte marrë me shumë nxitim.

Makina me më shumë se 275 kuaj fuqi dhe me një motor V6 Diesel, me ngjyrë të artë, u përplas në Gjermani në zonën e Bergut.

Makina po udhëtonte nga Italia për në Gjermani.

Sipas hetimeve të para, shoferi 58-vjeçar ishte me shpejtësi dhe rruga ishte e lagësht.

Për fat ai nuk u dëmtua.

Megjithatë makinës i janë shkaktuar shumë dëme. Sipas policisë, vlera e kësaj makine i kalon 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat