Njerëzit kanë zhdukur 60% të kafshëve… në 50 vitet e fundit

Ndryshe

Njerëzit kanë zhdukur 60% të kafshëve… në 50 vitet e fundit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Njerëzimi ka zhdukur 60% të gjitarëve, zogjve, peshqve dhe zvarranikëve që nga viti 1970, duke bërë që ekspertët kryesorë në botë të paralajmërojnë se asgjësimi i kafshëve të egra tani është një emergjencë që kërcënon qytetërimin.

Vlerësimi i ri i masakrës së kafshëve të egra bëhet në një studim të madh nga WWF dhe përfshin 59 shkencëtarë nga e gjithë bota. Studimi tregon se konsumi i madh dhe në rritje i ushqimit dhe burimeve nga njerëzit po shkatërron sistemin e jetës, që është ndërtuar për miliarda vite.

“Ne jemi duke ecur pa vetëdije drejt humnerës”, tha Mike Barrett, drejtor ekzekutiv i shkencës dhe konservimit në WWF.

“Nëse ka një rënie prej 60% të popullsisë njerëzore, kjo do të ishte ekuivalente me zbrazjen e Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut, Afrikës, Evropës, Kinës dhe Oqeanisë. Kjo është shkalla e asaj që kemi bërë. Kjo është shumë më tepër sesa thjesht humbja e mrekullive të natyrës. Zhdukja e kafshëve po rrezikon të ardhmen e njerëzve”, shtoi Barrett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat