Gjendet smeraldi i rrallë që vlen 2 milion paund

Ndryshe

Gjendet smeraldi i rrallë që vlen 2 milion paund

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:09
Smeraldi

Një smerald me vlerë deri në 2 milion paund u zbulua në minierën e Kambemit të Zambias, në pronësi të prodhuesve të gurëve të çmuar në Londër.

Perla prej 5,655-karat u zbulua nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe minatori veteran Richard Kapeta më 2 tetor.

Ata e përshkruan perlën me “qartësi të jashtëzakonshme dhe një ngjyrë të gjelbër të përkryer dhe të balancuar”.

“Ne kemi kërkesa jashtëzakonisht të larta për smeraldëd nga Zambia të cilësisë së lartë, veçanërisht në Evropë”-  tha Elena Basaglia.

Ajo shtoi se guri i çmuar do të futet në librat e historisë së gurëve të çmuar të jashtëzakonshëm, ndërsa ende nuk dihet se sa gurë individualë do të nxirren prej tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat