Fotografi i dasmës rrah dhëndrin, arsyeja e çuditshme!

Ndryshe

Fotografi i dasmës rrah dhëndrin, arsyeja e çuditshme!

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 07:20
Fotografi i dasmës rrah dhëndrin, arsyeja e çuditshme!

Fotografi i dasmave tukru Onur Albayrak është thirrur si hero këtë javë pasi që është përleshur me një klient me të ka kuptuar se nusja me të cilën po martohej klienti ishte vetëm 15 vjeç.

Hurriyet Daily News raporton se Albayrak është punësuar me 5 korrik të fotografojë në një dasmë në Turgut Özal Nature Park në provincën Malatya të Turqisë lindore.

Në ditën e dasmës ai vërejti se nusja e re nuk dukej si e rritur dhe pyeti dhëndrin për moshën e saj pastaj mësoi që ajo ishte vetëm 15 vjeç. “Dhëndri kishte ardhur në studion time dy javë më parë dhe ishte vetëm.” Ka thënë Albayrak për Daily News.

“Unë e pashë nusen për herë të parë në dasmë. Ajo është fëmijë dhe ndjeva frikën sepse ajo po dridhej.” Më pas fotografi refuzojë të vazhdojë fotografimin dhe tentojë të ndalë martesën.

“Unë nuk mund të bëjë fotografi të një nuseje të mitur” raportohet që i ka thënë Albayrak klientit, i cili ia ka kthyer atij me nervozizëm se ai ishte i detyruar me kontratë për t’i realizuar fotografitë.

Diskutimi u bë i dhunshëm pasi që dhëndri e sulmoi fotografin derisa po largohej. Në këtë përleshje raportohet se fotografi ka thyer hundën e dhëndrit. Albayrak ka konfirmuar ngjarjen në një postim në Facebook i cili është përhapur shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë vëmendje.

“Do të doja që kjo të mos të kishte ndodhur kurrë, por ka ndodhur,” ka thënë Albayrak. “Dhe nëse do të më pyesnit nëse do ta bëja përsëri, do të thoja ‘po’. Nuset e mitura janë viktima të abuzimit me fëmijë dhe asnjë fuqi në Tokë nuk do të më detyrojë të bëjë fotografi të tyre”.

Mosha e lejuar me ligj për martesë është 18 vjeç për të dy gjinitë dhe martesa në moshë të mitur është e dënueshme me burgim për burrat që martohen me fëmijë. Edhe pse është e ndaluar me ligj martesa më fëmijë është ende e pranishme në Turqi dhe është problem shumë i madh politik i këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat