Varri më i largët nga Toka

Ndryshe

Varri më i largët nga Toka

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:59
Clyde Tombaugh

Askush nuk ishte më afër Plutonit se Clyde Tombaugh në vitin 2015, 18 vjet pas vdekjes së tij. Kjo është e drejtë, pasi ai ishte personi i parë që e zbuloi ish-planetin.

Kur e shihte për herë të parë Planetin X, i cili më vonë do të quhej Plutoni, Tombaugh ishte 24- vjeç dhe ishte një astronom i vetëshpallur. Një djalë nga ferma Streator në shtetin Illinois, Tombaugh skaliti një teleskop në oborr të bërë nga pjesë të ndarësit të kremit dhe makinave të vitit 1910. 

Ai mori një punë në Observatorin Lowell në Flagstaff të Arizonës, vetëm për shkak të hulumtimeve të tij, shkruan portali Atlas Obscura .

Për muaj të tërë ai shikoi në qiellin e natës, duke kërkuar ndryshime në orbitën e Uranit dhe Neptunit që potencialisht mund të shënonte ekzistencën e një planeti të ri. Duke folur për Associated Press në vitin 1990, Tombaugh pranoi se detyra ishte e lodhshme. Por, shtoi ai, "ishte shumë më interesante sesa bujqësia”.

Zbulimi i Plutonit ndryshoi kuptimin tonë për sistemin e Diellit dhe i dha Tombaugh një bursë në Universitetin e Kansasit, gjë që çoi në punën akademike në Universitetin e New Mexico.

Tombaugh vdiq më 1997. Pothuajse dy dekada më vonë, më pak se tridhjetë gramë nga mbetjet e tij të djegura, u nisën në një udhëtim në skajin e jashtëm të sistemit tonë diellor brenda kapsulës së aluminit në New Horizons. Kapsula mbart një panel me një epitaf për studiuesin e ndjerë, transmeton KosovaPress.

Që nga viti 1992, rreth 450 njerëz janë "varrosur" në univers - megjithëse shpesh kjo do të thotë se vetëm një gram i mbetjeve të djegura shkonte shkurtimisht në yje përpara se të kthehej në Tokë ose të digjej duke hyrë në atmosferë.

Megjithatë, askush nuk shkoi më larg se Tombaugh. New Horizons ishte rreth 12,000 kilometra larg Plutonit në korrik 2015, me një shpejtësi prej gati 50,000 kilometrash në orë. Anija vazhdon të ikë nga sistemi ynë diellor dhe aktualisht ndodhet mbi 64 miliardë kilometra larg Tokës.

"Unë mendoj se babai im do të jetë i entuziazmuar, kur eshtrat e tij u vendosën në anije. Kur e shikoi Plutonin, ishte thjesht një pikë e dritës", tregon ," tha vajza e tij, Annette Tombaugh-Sitze, 70-vjeçare.

Clyde William Tombaugh zbuloi Plutonin në vitin 1930, objekti i parë që u zbulua në atë që më vonë do të identifikohej si rrip i Kuiperit. Në kohën e zbulimit, Plutoni u konsiderua si një planet, por u riklasifikua më vonë si një planet xhuxh në vitin 2006. Tombaugh gjithashtu zbuloi shumë asteroide. Ai gjithashtu bëri thirrje për kërkime serioze shkencore të objekteve të paidentifikuara fluturuese- UFO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat