Foshnja 7 muajshe “ndahet” nga binjaku parazitar që po i rritej jashtë trupit - Bota Sot
Foshnja 7 muajshe “ndahet” nga binjaku parazitar që po i rritej jashtë trupit

Ndryshe

Foshnja 7 muajshe “ndahet” nga binjaku parazitar që po i rritej jashtë trupit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:02
Binjakët ndanin dhe disa organe vitale.

Një binjak parazitar që po rritej jashtë trupit të një vajze 7 muajshe është hequr falë një operacioni kirurgjikal në një spital në Indi.

Foshnja lindi me një binjak të bashkangjitur në pjesën e sipërme të barkut dhe pjesën e poshtme të gjoksit të saj.

Gjithashtu binjakët ndanin dhe disa organe vitale.

Në një operacion dy orë e gjysmë, mjekët arritën që t’i ndanin binjakët, duke hequr katër gjymtyrët shtesë që nuk ishin zhvilluar plotësisht gjatë shtatzanisë.

Bebet u ndanë me sukses në Spitalin Civil të Tura në rrethin e Garo Hills.

“Ishte rast i komplikuar. Binjaku parazitar ishte i lidhur me organet vitale të binjakut të gjallë. Mëlçia, zorra kishin dalë nga kërthiza e vajzës,”-tha kirurgu Lee Roger Ch Marak që kreu operacionin.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test