Shikoni si shqiponja e artë tenton ta grabis tetëvjeçaren, i shkakton disa lëndime - Bota Sot
Shikoni si shqiponja e artë tenton ta grabis tetëvjeçaren, i shkakton disa lëndime

Ndryshe

E shtunë, 17 nëntor 2018

Shikoni si shqiponja e artë tenton ta grabis tetëvjeçaren, i shkakton disa lëndime

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë tetëvjeçare ka mbetur e lënduar pasi një shqiponjë e artë u hodh mbi të dhe tentoi ta grabiste.

Në pamundësi të kapjes së saj për ta bartur në destinacionin që ajo dëshironte, shqiponja e mbajti për krahësh vogëlushen për pothuajse disa sekonda.

Incidenti ndodhi gjatë një festivali etnik të mbajtur të dielën e kaluar në Kirgistan.

Vajza kishte hyrë në një zonë të kufizuar, e cila ishte projektuar posaçërisht për shfaqjet e grabitqarëve.

Kur shqiponja e pa fëmijën, shpejt fluturoi drejt saj e kapi prapa me kthetrat e saj e hodhi në tokë dhe e mbajti derisa një i rritur arriti ta lirojë atë.

Për fat të mirë, vajza pësoi vetëm plagë të lehta.

Ekspertët kanë vënë në pah analizën e tyre pas këtij rasti duke thënë  se shqiponja nuk ka qenë në kërkim të gjuetisë, pasi, nëse do të kishte qenë kështu, plagët e vuajtura nga një fëmijë i vogël do të kishin qenë shumë më të rënda, pasi kishin qenë në gjendje të shkaktonin vdekjen e saj.

Sipas pronarit të shqiponjës, ajo kurrë nuk kishte sulmuar ndonjë njeri në 15 vjet stërvitje deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test