Kompania kineze "detyron stafin të pi urinë si ndëshkim"

Ndryshe

Kompania kineze "detyron stafin të pi urinë si ndëshkim"

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:17
Punonjësit thuhet se u urdhëruan të hanë buburrecë nga menaxhmenti, pasi kishin dështuar në arritjet ditore.

Pamje shqetësuese tregojnë stafin në një kompani kineze që pinë urinë, për shkak të 'mos arritjes së objektivave të shitjes'.

Ata u filmuan duke kryer veprime të shëmtuara brenda zyrës së një kompanie në qytetin Zunyi, në provincën jugperëndimore Guizhou.

Punonjësit thuhet se u urdhëruan të hanë buburrecë nga menaxhmenti, pasi kishin dështuar në arritjet ditore.

Videoja tregon gota me lëng të verdhë duke u kapur nga stafi, pasi dy punonjës mbajnë hundët e tyre para të tjerëve. Punonjësit shihen duke pritur në linjë për të marrë dënimin e tyre, ndërsa disa prej stafit janë rrahur. Një pjesë e stafit si dënim mori që të rruajë kokën.

Pasi videoja u bë viral online, policia kineze konfirmoi se tre menaxhues të kompanisë, Guo, Cai dhe Huang, u arrestuan deri në fillimin e nisjes së hetimeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat