Vetëvrasja te të rinjtë në Japoni ka shënuar shifrat më të larta në tri dekadat e fundit.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, duke treguar se në vitin 2016/2017, 250 fëmijë të shkollave fillore kanë kryer vetëvrasje, raporton BBC.
Ky numër është pesë fish më i lartë se vitin e kaluar, dhe më i larti i regjistruar që prej vitit 1968. Fëmijët kanë raportuar probleme familjare, si dhe ngacmime nga bashkëmoshatarët në shkolla.
Japonia ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në botë, edhe pse kohët e fundit janë raportuar ulje të vetëvrasjeve, megjithatë fenomeni mbetet tejet shqetësues.