Piktura 1,500-vjeçare e Krishtit në kishën e braktisur

Ndryshe

Piktura 1,500-vjeçare e Krishtit në kishën e braktisur

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:04
Një pikturë 1,500-vjeçare e Krishtit

Një pikturë 1,500-vjeçare e Krishtit është gjetur në murin e një kishe të braktisur në shkretëtirën izraelite.

Pjesa e panjohur e artit të shenjtë u vu re në një kishë bizantine në shkretëtirën Negev. Shfaqjet e pikturave të fragmentuara mendohet të jenë nga shekulli i gjashtë dhe ekspertët pohojnë se zbulojnë skicën e fytyrës së Krishtit kur ishte i ri dhe kishte flokë të shkurtra.

Portreti u zbulua për herë të parë në vitet 1920 dhe tani është ri-analizuar duke përdorur teknika moderne.

Ai u gjet në rrënojat e Shivta, një fshat i vjetër bujqësor në zemër të shkretëtirës Negev, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Be'er Shevës. Fshati u themelua në shekullin e dytë dhe mbijetoi për më shumë se gjashtë shekuj para se të braktiset gjatë fillimit të periudhës së hershme islame.

"Fytyra e Krishtit në këtë pikturë është një zbulim i rëndësishëm," thonë studiuesit, duke shtuar se ajo i përket skemës ikonografike të Krishtit me flokë të shkurtra, e cila ishte veçanërisht e përhapur në Egjipt, Siri dhe Palestinë, por u largua me ardhjen e mëvonshme të artit bizantin,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat