26-vjeçari që tentoi të vetëvritej, kryen transplantimin e fytyrës në një operacion 25-orësh

Ndryshe

26-vjeçari që tentoi të vetëvritej, kryen transplantimin e fytyrës në një operacion 25-orësh

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Cameron Underwood

Një 26-vjeçar ka kryer transplantimin e fytyrës dy vjet pasi mbijetoi një vetëvrasje për shkak se ishte braktisur nga i dashuri.

Cameron Underwood, i cili luftoi me depresion për vite me radhë, ishte 24-vjeç kur u përpoq të merrte jetën e tij me një armë gjahu në qershor 2016 pasi kishte pirë tërë ditën.

Salduesi nga Yuba City në Kaliforni Veriore mbeti pothuajse pa kurrgjë, përveç ballit, syve dhe gjuhës.

Mjekët arritën t’ia shpëtonin jetën dhe nëna e Cam, Bev Bailey-Potter, kontaktoi njësinë e  transplantimit të fytyrës Langone Medical Center.

Dy vjet më vonë ai falënderon mjekët që i shpëtuan jetën, sidomos donatorin e tij 23-vjeçarin Will Fisher, të cilin revista People e përshkruan si skenarist dhe prodhues filmash në Nju Jork. Ai u bë donator i tij para vdekjes së tij si rezultat i një lufte me sëmundjen mentale më 5 janar të këtij viti.

Cam mori direkt fluturimin nga Kalifornia për në Nju Jork, për t’iu nënshtruar operacionit që zgjati 25 orë, por i cili ndryshoi jetën e tij.

"Mbaj mend vetëm një psherëtimë lehtësimi që kam pasur përsëri një fytyrë, kam pasur përsëri një gojë dhe dhëmbë, kam pasur përsëri një hundë. Isha plot habi dhe gëzim. Nuk mund të isha më mirënjohës për të gjithë punën e madhe dhe sakrificat që u bënë për mua. Dallimi më i madh është vetëm të jesh në gjendje të dalësh pa maskë dhe që njerëzit të mos të t’i ngulin sytë në atë gjendje”, tregon ai.

Sipas raportit të ABC, Cam sapo mbaroi shkollën e mesme, ai u punësua te njerku i tij dhe si  19-vjeçar mori një shtëpi në hipotekë. Megjithatë, vitet e ardhshme ishin të rënda. Ai dhe i dashuri i shkollës së mesme u ndan pas shumë vitesh dhe kjo e goditi rëndë. Nisi të pi dhe më 26 qershor 2016 vendosi t’i japë fund jetës.

Ai drejtoi pushkën e gjahut nën mjekër dhe plumbi dëmtoi gjithë fytyrën e tij. Nuk dihet se kush e gjeti më vonë, por shumë shpejt ishte dërguar në Qendrën e mjekësisë Davis në Universitetin e Kalifornisë, ku pas shumë operimesh, mjekët arritën t’i shpëtojnë jetën, por jo edhe fytyrën.

Për një muaj qëndroi në koma dhe përfundimisht në gusht të vitit 2016 ai ishte në gjendje të kuptojë se çfarë kishte ndodhur dhe të shihte fytyrën e tij për herë të parë. 

Pas kësaj, ai ishte i detyruar të përdorte vazhdimisht maskën, ndërkohë që nuk i besonte vetes se kishte dashur të kryejë vetëvrasje dhe kishte shpëtuar për mrekulli.  

Ndërsa doli nga spitali në dhjetor të atij viti, nëna e tij kishte dëgjuar se kirurgët në Universitetin e Nju Jorkut kishin kryer transplantimin e fytyrës së zjarrfikësit, Patrick Hardison, mbi të cilin kishte rënë kulmi që ishte duke u djegur. 

Ajo mori kontakt në mars 2017, Dr Eduardo Rodriguez, duke filluar me procedurën e gjatë për të marrë Cam në regjistrim, duke përfshirë shfaqjen fizike, shqyrtimin psikiatrik dhe këshillimin, dhe duke e marrë atë në listën e transplantimit. Së fundi, në janar të këtij viti, ata kishin një kandidat. Will Fisher, 23-vjeç, kishte vdekur në qytetin e Nju Jorkut dhe ai ishte një donator i regjistruar i organeve.

Nëna e tij Sally u këshillua pasi mjekët gjetën se ai do të ishte në gjendje të transformonte jetën e shumëfishtë me zemrën, me mëlçinë, veshkat, sytë - dhe natyrisht me fytyrën e tij. Will, i përshkruar nga familja e tij, ishte pak më i ri se Cam kur ai vdiq. Kishte tonin e njëjtë të lëkurës, madhësinë e kafkës, ngjyrën e flokëve, një seri të plotë të dhëmbëve dhe llojin e njëjtë të gjakut.

Cam thotë se e dinte se ishte një procedurë kërcënuese për jetën, por ai kurrë nuk e pa atë si një zgjedhje - ishte alternativa e tij e vetme për të rimarrë jetën e tij.

Nëna e Willit, Sally, thotë se Cam është i vetmi që e ndihmoi në pikëllimin e saj.

"Unë nuk mendoj se do të kisha mbijetuar vdekjen e Willit nëse nuk do të ishte  Cameron. Ai e ka të gjithë jetën para tij - dhe më pëlqeu ideja që Willie po e ndihmonte atë të ketë një jetë më të mirë”, tha ajo për revistën People.

Ndryshe, transplantimi i fytyrës u bë i mundur në vitin 2005, kur kirurgët francezë kryen një pjesë në Isabelle Dinoire, e cila ishte sulmuar nga një qen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat