Çfarë janë turbulencat dhe pse nuk duhet të shqetësoheni fare

Ndryshe

Çfarë janë turbulencat dhe pse nuk duhet të shqetësoheni fare

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Turbulencat gjatë fluturimeve me aeroplan ndonjëherë dikuj mund t’i duken si fundi i rrugës, por statistikisht, nuk ka të dhëna për një aksident të shkaktuar nga turbulenca.

Pse turbulencat nuk janë ndonjë gjë për t’u shqetësuar?

Mund të ndjehet si pjesa më e frikshme e fluturimit, por nuk është ndonjë gjë alarmuese.

Turbulenca është një ndryshim i papritur në rrjedhën e ajrit. Mund të shkaktohet nga një numër faktorësh. Shkaku më i zakonshëm është ajri i turbullt në atmosferë.

Një lloj turbulence është ajo termike. Krijohet nga ajri i nxehtë në rritje, zakonisht nga retë kumuluse apo nga stuhitë. Një lloj tjetër është turbulenca mekanike. Shkaktohet nga peizazhi, poashtu malet ose ndërtesat e larta mund të shtrembërojnë rrjedhën e erës në qiell mbi to.

Aeroplanët gjithashtu mund të krijojnë turbulencë. Krahët shkaktojnë turbulenca ndërsa kalojnë përmes ajrit. Kjo mund të ndikojë në avionë që fluturojnë pas njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja pse aeroplanët shmangin marrjen e të njëjtes rrugë të fluturimit në ngritje dhe ulje.

Pilotët dhe kontrolli i trafikut ajror bëjnë shumë për të shmangur turbulencën. Por, edhe kur ata arrijnë në të, rreziku është i ulët. Avionët modernë janë ndërtuar për t’i bërë ballë edhe turbulencave të rënda. Ata mund të ngriten shpejt dhe të ulen deri në 100 metra. Si rezultat, turbulencat nuk kanë shkaktuar rrëzimin e avionit në më shumë se 40 vjet.

Megjithatë, për fat të keq, turbulencat janë në rritje. Që nga viti 1958, turbulencat u rritën 40-90 % në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Studimet sugjerojnë se ngrohja globale mund të bëjë që ajo të jetë më e keqe deri në vitin 2050.

Kur rezervoni biletë, synoni ato vende që janë më afër krahëve të aeroplanit. Janë vende më të qeta nëse ka turbulencë. Tani për tani, besoni pilotit dhe udhëtoni pa shqetësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat