E tmerrshme: Të miturën e martojnë përmes ankandit në Facebook

Ndryshe

E tmerrshme: Të miturën e martojnë përmes ankandit në Facebook

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një vajzë 16-vjeçare është vënë në ankand për t’u martuar në Sudanin Jugor. Rrjeti social është shndërruar në qendër të kritikave, ndonëse zyrtarët e tij deklaruan se postimi është fshirë posa e kanë marrë vesh se për çka bëhet fjalë. Sidoqoftë, postimi është fshirë 15 ditë pas publikimit, kur tashmë vajza ishte martuar.

Sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, “Plan International”, për vajzën ishin të interesuar pesë burra, disa prej të cilëve besohet se janë zyrtarë të lartë të qeverisë sudaneze. Aktivistët janë të shqetësuar që ky rast do t’i shtyejë familjet tjera që t’i përdorin rrjetet sociale për t’i martuar vajzat e tyre, për shkak të përfitimit më të madh të të mirave materiale.

Besohet se babai i vajzës i mori 500 lopë, tri vetura dhe 10 mijë dollarë në shkëmbim të vajzës së tij. Kryetari i organizatës “Plan International” tha se është e pabesueshme që vajzat po shiten për martesë dhe se kjo paraqet përdorim të prapambetur të teknologjisë.

Në anën tjetër, Facebook-u e largoi postimin tek pas 15 ditësh pasi ai ishte publikuar. “Asnjë formë e trafikimit me njerëz, qoftë në formë të postimeve, faqeve, reklamave apo grupeve, nuk lejohet në Facebook. Ne e larguam postimin dhe e mbyllëm në mënyrë të përhershme llogarinë që i përkiste personit që e bëri atë postim në Facebook”, tha një zyrtar i Facebook-ut.

Martesa e vajzave në moshë të mitur është dukuri shumë e përhapur në disa vende afrikane dhe aziatike. Tri shtetet me përqindjen më të lartë të martesave të të miturve janë: Nigeri, me 76%, Republika e Afrikës Qendrore, me 68% dhe Çadi, me 67%. Ndërkaq, tri shtetet me numrin më të madh të martesave të të miturve janë: India, me 26.6 milionë, Bangladeshi, me 3.9 milionë dhe Nigeria, me 3.3 milionë persona, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat