I arratisuri i pafat!

Ndryshe

I arratisuri i pafat!

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 19:12
Reuben Riddell

Një burrë i arratisur nga policia në Zelandën e Re, vështirë se mund të qëndrojë gjatë në arrati.

Të paktën, këtë beson policia vendase, sipas të cilës, i riu 28 vjeçar ka tatuazhe në pjesën më të madhe të fytyrës, çka mund të identifikohet lehtë.

Fotot e Reuben Riddell u postuan në mediat sociale të hënën, pasi departamenti i policisë Northland lëshoi një urdhër-arresti.

Ai ka shkelur masën e lirimit me kusht.

Por oficerët thonë se 28-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të shmangë policinë për një kohë të gjatë.

Një tipar përcaktues mund ta bëjë atë lehtësisht të dukshëm tek publiku - tatuazhet e zeza të trasha në pjesën e gojës dhe qafës së tij.

Një tatuazh që lexon 'gjaku' shtrihet nga mjekra e Riddell në vrimat e hundës.

I riu ishte arrestuar në vitin 2014 për vjedhje.

Policia në atë kohë e konsideronte atë të rrezikshme dhe nxiti publikun të mos i afrohej atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat