“U bëra 105 vjeç pasi nuk kam pasur burrë”

Ndryshe

“U bëra 105 vjeç pasi nuk kam pasur burrë”

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:19
Kaethe Wolfer

Ajo ka lindur më shumë se një shekull më parë, pikërisht në vitin 1913. Në jetë ka parë dhe ka përjetuar shumë gjëra. Gjermanja Kaethe Wolfer ka mbushur plot 105 vjeç, duke festuar në një azil pleqsh me nipin dhe mbesën.

Kryeministri i landit i ka ofruar urimet e tij.

 “Duhet të jem modeste. Është mirë që jam akoma në këmbë,” thotë ajo. Në fakt ka probleme me veshët dhe sytë, por është aktive dhe lëviz shumë.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj? Ajo e ka përgjigjen rruge: ‘Nuk kam pasur burrë, pa burrë- pa zemërim’.

Në jetën e saj nuk është martuar kurrë. “I kam marrë vetë vendimet e mia”.

Ajo shprehet se gjatë jetës së saj ka shkuar gjithmonë në këmbë në punë. Nuk është çudi që është kaq në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat