Kontrolloni nëse ngjyra e flokëve përmban këtë kimikale, ja ç’ndodhi me këtë vajzë - Bota Sot
Kontrolloni nëse ngjyra e flokëve përmban këtë kimikale, ja ç’ndodhi me këtë vajzë

Ndryshe

Kontrolloni nëse ngjyra e flokëve përmban këtë kimikale, ja ç’ndodhi me këtë vajzë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 19:38
Estelle, 19 vjeçe

Një grua pretendon se ajo pësoi një reaksion alergjik ndaj një ngjyre flokësh, i cili e la atë në vështirësi të frymëmarrjes dhe deformim të madhësisë së kokës.

Estelle, 19 vjeçe, një studente angleze nga Parisi, ndau rezultatin e tmerrshëm të ngjyrës së flokëve, e cila u shkaktua nga PPD kimike (Paraphenylenediamin), e gjetur rregullisht në produkte kozmetike.

Ajo kishte blerë ngjyrën në një supermarket lokal në zonën e Val-de-Marne më parë këtë muaj dhe e aplikoi në shtëpi sipas udhëzimeve të paketës.

Ndërsa ajo kishte ndjekur testin që përmbante në pako, ajo priste vetëm 30 minuta në vend të 48 orëve të rekomanduara.

Por herët në mëngjes, Estelle zbuloi se gjendja e saj ishte përkeqësuar me kokën e saj të rritur për 63 cm, pothuajse dyfishin e mesatares – 56 cm.

Duke folur për Le Parisien, studentja tha: “Nuk mund të merrja frymë, koka ime u deformua”.

Për fat të mirë ajo ka qenë në gjendje të rimëkëmbet plotësisht, ani pse ajo ende mund të shohë zonat e ënjtjes.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test