Arma e rrezikshme amerikane që nuk u prodhua kurrë - Bota Sot
Arma e rrezikshme amerikane që nuk u prodhua kurrë

Ndryshe

Arma e rrezikshme amerikane që nuk u prodhua kurrë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:44
Foto

Gjatë viteve ‘50 të shekullit të kaluar, periudha e epokës atomike, nervozizmi i mundësisë së sulmeve nxiti shumë vende të investonin në zhvillimin e marinës dhe aviacionit.

Forca kryesore midis tyre, SHBA, kishte një përpjekje për të zhvilluar një nëndetëse të avancuar, efikase dhe potencialisht vdekjeprurëse.

AN-1, ndonëse mbeti vetëm një koncept i jashtëzakonshëm që nuk lundroi kurrë, duhet të kishte qenë një nëndetëse e madhe bërthamore, një aeroplan-bartëse  që mund të kishte nisur tetë avionë luftarakë për më pak se tetë minuta. Edhe pse kurrë nuk është ndërtuar, është interesante të shihet se si mund të duket, transmeton KosovaPress.

Fuqia më e madhe e armëve bërthamore kundër forcave ushtarake kundërshtare  u demonstrua në 1946 në Ishujt Marshall dhe u nxit nga nevoja për të zhvilluar zonat e ngritjes për aeroplanë brenda marinës.

Ka pasur edhe ide për avionë luftarakë amfibë që mund të fluturojnë direkt nga sipërfaqja e detit. Kjo ide rezultoi në konceptin e pasuksesshëm Convair XF2Y Sea Dart.

Më e rëndësishmja nga këto ide ishte bartësi i avionëve, por ai që mund të lundronte nën sipërfaqen e detit.

Koncepti i quajtur AN-1 i përdorte një version të modifikuar të nëndetëses USS Halibut Class. Ishte më i madh se shumica e anijeve dhe mund të barte raketa bërthamore Regulus, pesë prej tyre, secila madhësi e një avioni më të vogël.

Ajo duhej të ishte një nëndetëse 152 metra e gjatë, me një shpejtësi nënujore prej 16 nyjash. Dhe falë një motori me 15,000 kuaj-fuqi dhe një reaktori bërthamor,  mund të udhëtojë në çdo vend, shkruan Popular Mechanics. Nëndetësja duhej të kishte gjashtë tuba torpedo dhe dy tuba të pasmë.

Image

"Raketat që përdoreshin ishin pothuajse në të njëjtën madhësi si avionët luftarakë, andaj është e logjikshme që nëndetëset mund të përdoren për të nisur ato. Sfida më e madhe ishte në fakt ulja. Boeing propozoi avionë që do të fluturonin vertikalisht me një motor të dedikuar poshtë. Një aeroplan i tillë u testua në një sërë eksperimentesh dhe ishte shumë i aftë, por njëkohësisht ishte shumë i vështirë për ta kontrolluar. Piloti duhet të qëndronte ulur të shikojë mbi shpatullat e tij", tha Hi Sutton, autor i World Submarines: Covert Shores Recognition Guide.

Pikërisht në vitet e tensioneve të larta, kjo nëndetëse do të ishte shumë e dobishme. Megjithëse nuk ishte në gjendje të dërgonte një sasi të mjaftueshme avionësh për një sulm në një konflikt konvencional, ajo mund të kishte ardhur pranë Bashkimit Sovjetik ose Kinës dhe të lansojë avionët nga një largësi relativisht e shkurtër.

Ato mund të "shërbejë" në vijën e parë të mbrojtjes të Azisë dhe Evropës, në vijën e mbrojtjes së SHBA-së nga bombarduesit ndërkontinentalë, të cilët mund të ndërpriten larg prej SHBA-së, dhe para se të bëhen kërcënim serioz.

Pamundësia për të zbuluar vendin e nëndetëses aeroplanmbajtëse, mund të ngjallte frikë ose të paktën dyshime në aftësinë për të kryer një sulm të papritur bërthamor në SHBA.

Ishte një koncept që u krijua shumë para kohës së tij. Në zhvillimin e armëve, kjo nëndetëse, nëse ekziston sot, do të ishte përgjigja e duhur për teknologjinë e armëve hipersonike dhe raketave balistike. Avionët pa pilot që do të dilnin nga këto nëndetëse mund të kryenin misionet që tani kryhen nga aeroplanmbajtësit.

USA tashmë po ndërton nëndetëse shumë më të mëdha se sa koncepti i AP-1, dhe kjo mund të jetë vetëm një çështje kohe që të kombinohen atë të dyja dhe të krijohet një armë e fshehtë vdekjeprurëse.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test