Ishte duke fjetur, pickohet në fytyrë nga gjarpri

Ndryshe

Ishte duke fjetur, pickohet në fytyrë nga gjarpri

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 07:51
Australi

Një i ri ka qenë duke fjetur në banesë, por është përballur me një ngjarje të tmerrshme.

Tony Kenwright ishte në gjumë në shtëpinë e tij Bucasia, në veri të Queenslandit ku një gjarpër ka hyrë në dritaren e tij të dhomës së gjumit dhe e ka pickuar në fytyrë.

“Isha shtrirë në krevat dhe sapo ndjeva diçka në fytyrë kërceva direkt, vrapova për të parë veten se çfarë ëmë kishte ndodhur”, ka thënë ai.

Kenwright është transportuar me urgjencë në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore.

Mackay Brett Modra, i cili punon në një qendër ku mbahen zvarranikët, tha se në këtë periudhë të gjithë banorët e zonës duhet të bëjnë kujdes, pasi temperaturat e larta kanë ndryshuar sjelljen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat