Rasti i rrallë: Kollitet aq fort sa nxjerr jashtë një copë mushkëri

Ndryshe

Rasti i rrallë: Kollitet aq fort sa nxjerr jashtë një copë mushkëri

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Pacienti bashkë me kollën kishte nxjerrë gjak dhe mukus, duke tendosur kështu edhe më shumë mushkëritë.

Një burrë, i cili shkoi me probleme zemre në spital, përfundoi duke nxjerrë jashtë një pjesë të mushkërisë. 36-vjeçari u shtrua në qendrën spitalore San Françisko, pasi pësoi infarkt dhe për shkak të historisë së gjatë të shëndetit të dobët kardiovaskular, atij iu vendos një pacemaker.

Por gjatë javës së parë të mjekimit, ai nisi të kishte një kollë shumë të fortë, raporton TV Klan. Sipas raportit të publikuar në Revistën Mjekësore New England, pikërisht gjatë kohës që kollitej në mënyrë të tillë, 36-vjeçari nxori nga goja një pemë bronkiale, një seri tubash që shpërndajnë ajrin në mushkëri. Pacienti, emri i të cilit nuk është bërë publik, vdiq një javë më vonë.

Revista thotë se ai kishte një deficencë të masës së gjakut që furnizon zemrën në çdo tkurrje, rreth 50 përqind më pak se normale. Gjatë gjithë javës pacienti bashkë me kollën kishte nxjerrë gjak dhe mukus, duke tendosur kështu edhe më shumë mushkëritë.

Mjekët po e mbanin atë me maskë oksigjeni. Njeriu në fakt nuk mund nxjerrë të gjithë mushkërinë jashtë trupit, për shkak se ato janë shumë më të mëdha sa për të kaluar në laring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat