Babai detyron vajzën të ecë 8 km për t'i dhënë një mësim në lidhje me shokët

Ndryshe

Babai detyron vajzën të ecë 8 km për t'i dhënë një mësim në lidhje me shokët

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 20:59
Pamje nga videoja

Pasi iu refuzua për herë të dytë udhëtimi me autobus brenda këtij viti shkollor, një baba nga Ohajo përdori një dënim për vajzën e 10 vjeçare.

Ai e detyroi atë të ecte për 8 km në këmbë për të shkuar në shkollë, ndërsa temperatura ishte 2 gradë celsius, shumë pranë ngrirjes.

"Unë e di se shumë nga ju prindërit nuk do të pajtohen me këtë", tha Matt Cox në një video dy minutëshe. "Unë po bëj atë që mendoj se është e drejtë, t'i mësoj vajzës time një mësim për ta ndaluar atë nga ngacmimet e shokëve", shtoi ai.

Vajza 10 vjeçare ishte shkaktuar telashe në autobusin e shkollës, pasi përdorte dhunë ndaj shokëve dhe shoqeve të saj.

"Shumë fëmijë sot mendojnë se gjërat që bëjnë prindërit e tyre për ta janë një e drejtë, jo privilegj", tha Cox në video.

Video shpejt u bë virale dhe mori më shumë se 16 milionë shikime nga ata që e kritikojnë dhe mbështesin dënimin.

"Prindërit duhet t'i mbajnë fëmijët e tyre të përgjegjshëm", tha Cox për WTVG. "Kjo më tregoi se si e mbaj përgjegjësinë fëmijën tim.

Ajo mbaroi kilometrat e fundit të mërkurën dhe tha se ka mësuar nga përvoja.

Cox më vonë ka postuar një përditësim të videos.

"Mësim i mësuar", shkroi Cox. "Duket se ka një pikëpamje të re për ngacmimin, si dhe një vlerësim të ri për disa nga gjërat e thjeshta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat