A e dini se çfarë është terapia e lopës?

Ndryshe

A e dini se çfarë është terapia e lopës?

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Punëtorët e një ferme në shtetin amerikan të Nju Jorkut kanë prezantuar një program të trajtimit të lopës që ndihmon njerëzit të ndihen më mirë dhe më të qetë.

Për një orë të terapisë, gjatë së cilës njerëzit përkëdhelin ose përqafojnë lopën dhe madje mund ta pastrojnë atë, është e nevojshme që të ndajë 75 dollarë.

Ferma "Mountain horse" premton një "përvojë zbavitëse dhe relaksuese" me lopët e tyre. Në fotografitë e Instagram-it, njerëzit shohin si përqafojnë dhe përkëdhelin lopët. Në varësi të paketës së zgjedhur, njerëzit e interesuar gjithashtu mund të shoqërohen me kuaj në fermë.

Terapi e ngjashme e lopës ekziston edhe në Holandë. Punëtorët e fermës në fshatin Bets në veriperëndim të këtij vendi thonë se përkëdhelja e lopës ka një efekt qetësues dhe një ndjenjë më të fortë besimi, raporton DPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat