“E ka pushtuar djalli”, prifti torturon vogëlushen dy vjeçare

Ndryshe

“E ka pushtuar djalli”, prifti torturon vogëlushen dy vjeçare

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:35
Pamje nga videoja

Një prift ortodoks rrezikon të përballet me një gjykatë të kishës, pasi një video e tij duke torturuar një vajzë të vogël është bërë virale në rrjet.

Ilia Semiletov është pezulluar nga posti i tij në Kishën Ortodokse Ruse pasi pagëzoi, në mënyrë të dhunshme, një vajzë dy vjeçare, e cila sipas tij, kishte Djallin brenda saj.

Në videon e publikuar mund të dëgjohen ulërimat e vajzës ndërkohë që prifti e detyron me forcë që të fuste kokën nën ujë.

Dyshohet se Semiletov, në përpjekje për ta zhytur në ujë i goditi pjesën e parme të kokës vajzës. Akuza këto që Kisha përkatëse dhe nëna e vajzës i kanë mohuar.

Pagëzimi u bë në vitin 2016, por videoja është bërë virale vetëm së fundmi, pasi u shpërnda në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat