Pas cigares, vjen dhe marihuana elektronike

Ndryshe

Pas cigares, vjen dhe marihuana elektronike

Më: 27 shkurt 2013 Në ora: 23:12

Pas bumit që bëri cigarja elektronike tani e ka radhën marihuana. Në Kaliforni, një fabrikë po e teston marihuanën elektronike që prej vitit të kaluar. Të ardhurat për vitin 2013 pritet të arrijnë në rreth 100 milionë dollarë.

Kostoja për çdo përdorues të marihuanës do të jetë 70 dollarë në tregun amerikan, ndërkohë që dërgesat kanë nisur dhe për në vende jashtë kontinentit të Amerikës.

Por, si transmeton BW, dërgesat lejohen vetëm në vendet ku tymosja është legale, si Holanda, për shembull.

Përdorimi i marihuanës për qëllime kreative ka marrë gjithmonë një konsensus nga SHBA-ja. Kurse në Itali, vetëm javët e kaluara u hap një klub kanabisi për qëllime terapeutike.

Ashtu si cigarja elektronike, që synon lënien e duhanpirjes, këtë efekt pritet të ketë dhe marihuana elektronike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat