Vetëvendosje ngushëllon familjet e viktimave

Ngushëllime

Vetëvendosje ngushëllon familjet e viktimave

Më: 22 maj 2012 Në ora: 12:11

Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për aksidentin e sotëm rrugor në Qafën e Vishës, me ç’rast humbën jetën 12 studentë dhe shumë prej tyre u lënduan.

Një humbje kaq e madhe e jetëve të reja na ka prekur thellë!

Në këto momente mendja dhe zemrat tona janë tek familjet e viktimave, të cilave iu shprehim ngushllimet tona më të sinqerta, si dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat