Aksidenti në Himarë, Hoxhaj telegram ngushëllimi

Ngushëllime

Aksidenti në Himarë, Hoxhaj telegram ngushëllimi

Më: 22 maj 2012 Në ora: 12:14

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i dërgoi një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, duke i shprehur solidaritetin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, pas ngjarjes tragjike të Himarës.

"Në këto çaste të rënda, ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi", thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të ndihmuar me çdo mjet dhe në çdo formë autoritetet shqiptare dhe familjet e të aksidentuarve për tejkalimin sa më shpejtë të kësaj situate tragjike.

Rreth orës 16.15 të ditës së sotme në aksin rrugor Vlorë- Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me të cilin po udhëtonin disa studentë ka dalë nga rruga. Deri tani janë konfirmuar 11 viktima dhe 22 të plagosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat