Vdekja e Princit të Arabisë, Berisha ngushëllon Mbretin Abdullah

Ngushëllime

Vdekja e Princit të Arabisë, Berisha ngushëllon Mbretin Abdullah

Më: 17 qershor 2012 Në ora: 14:33

Kryeministri Berisha i ka shprehur ngushëllime Mbretit Abdullah të Arabisë Saudite për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës, Nayef bin Abdulaziz Al Saud.

Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një telegram Madhërisë së tij, ku i ka shprehur atij në emër të qeverisë shqiptare ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Princit të Kurorës.

"Shqiptarët dhe Shqipëria kane patur tek Princi i Kurorës një mik të madh dhe të çmuar. Duke ndarë zinë dhe hidhërimin e kësaj ditë të rëndë, në emer të qeverisë shqiptare ju përcjell ju Madhëri, familjes dhe kombit tuaj mik, ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem Zotit, së bashku me ju, që shpirti i vëllait Najef, Princit të Kurorës, të gjejë paqen e merituar” thekson Berisha në mesazhin e ngushëllimit.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Nayef bin Abdulaziz Al Saud ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 70-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat