Thaçi ngushëllon Mbretin e Arabisë Saudite - Bota Sot
Thaçi ngushëllon Mbretin e Arabisë Saudite

Ngushëllime

Thaçi ngushëllon Mbretin e Arabisë Saudite

Më: 18 qershor 2012 Në ora: 12:43

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon mbretin e Arabisë Saudite, Lartmadhërinë e Tij , Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud me rastin e vdekjes së Princit të kurorës, Nayef bin Abdul Aziz Al Saud, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili ndërroi jetë në Gjenevë

Në telegram thuhet:
Lartmadhëria juaj

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e princit të kurorës, që njëherit ishte edhe zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm në Mbretërinë tuaj.

Ai shërbeu me një përkushtim të lartë në detyrat e tij, prandaj do të kujtohet nga e gjithë bota për kontributin që e dha sidomos në fushën e sigurisë globale.

Duke u bashkuar me dhembjen e familjes dhe gjithë popullit tuaj për këtë humbje, Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, në emrin e popullit të Kosovës dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...