Bumçi: Vepra e poetit Podrimja, emblemë e shqiptarisë - Bota Sot
Bumçi: Vepra e poetit Podrimja, emblemë e shqiptarisë

Ngushëllime

Bumçi: Vepra e poetit Podrimja, emblemë e shqiptarisë

Më: 21 korrik 2012 Në ora: 18:50

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi i shpreh ngushëllimet familjes së poetit Ali Podrimja, për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të këtij poeti të madh.

“Hidhërim i thellë për ndarjen tragjike nga jeta të poetit të madh Ali Podrimja. Është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ali Podrimja i përket një brezi të ndritur shkrimtarësh dhe poetësh që jetën dhe veprën e tyre ia përkushtuan lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Dhe në këtë plejadë të shkëlqyer shkrimtarësh dhe artistësh veçohet poezia e Podrimjes, ndriçon arti i tij i rrallë poetik, vetëdija kombëtare prej rilindasi. Vepra e poetit Ali Podrimja është dhe do të jetë emblemë e shqiptarisë dhe për poetët e sotëm dhe të ardhshëm, model i një arti të lartë, i një poezie të ndershme. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehtë në paqe shpirti i tij!”- thuhet në mesazhin e ministrit Bumci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...