Berisha: Dhimbje për humbjen e princit të poezisë së letrave shqipe - Bota Sot
Berisha: Dhimbje për humbjen e princit të poezisë së letrave shqipe

Ngushëllime

Berisha: Dhimbje për humbjen e princit të poezisë së letrave shqipe

Më: 21 korrik 2012 Në ora: 19:28

Kryeministri Berisha, në një mesazh ngushëllimi drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe familjes së të ndjerit, poetit Ali Podrimja, shkruan se "lajmi tragjik dhe shokues i ndarjes nga jeta i njeriut tuaj më të dashur, princit të poezisë së letrave shqipe, personalitetit të shquar e mendjendritur të kombit tonë, atdhetarit të flakët, Ali Podrimja, ka sjellë dhimbje në mbarë zemrat e shqiptarëve".

"Me ndarjen nga jeta të Ali Podrimes shqiptaret humbën poetin e tyre më të madh të kohës së sotme, këngëtarin e dhimbjeve dhe vuajtjeve të tyre të mëdha, por dhe të qëndresës së tyre legjendare. Mendimi dhe bota intelektuale shqiptare humbën intelektualin luftëtar të pamposhtur të lirisë dhe dinjitetit njerezor dhe kombëtar",- thekson Kryeministri Berisha në këtë mesazh ngushëllimi.

Berisha shprehet se "zoti e deshi që Ali Podrimja të ndahet nga ne në Paris nga ku u nis për në Parajsë për të gjetur dhe për t'u bashkuar aty me Lumin, djalin e tij të dashur, duke na lënë si trashëgim të pavdekshëm kryeveprat e tij, elegjitë e dhimbjes së madhe njerëzore, lirikat e gurta, apoteozën dhe hymnet e qëndresës së pashembullt që do shndërisin përjetë në kurorën e letrave tona".

"Ai la për ne krenarinë që patëm një mik, një shok, një vëlla, prind e bashkëshort, një korife të poezisë dhe letrave tona si Ai", - thekson Kryeministri Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...