Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Francës i ka shprehur ngushëllime familjes së poetit Ali Podrimja, të cilin e vlerëson si njërin nga figurat më të mëdha të poezisë bashkëkohore shqipe.
“Jemi prekur nga lajmi për vdekjen e poetit ng Kosova Ali Podrimja, i cili kishte ardhur në festivalin ''Zërat e Mediteranit'' në Francë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.