L. Destani: Vdekja e Arbën Xhaferit, humbje për gjithë botën shqiptare

Ngushëllime

L. Destani: Vdekja e Arbën Xhaferit, humbje për gjithë botën shqiptare

Më: 18 gusht 2012 Në ora: 22:59

Me dhembje të thellë e mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të z. Arbën Xhaferi. Në këto momente pikëllimi, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së të ndjerit, Partisë Demokratike Shqiptare, botës intelektuale, si dhe gjithë kombit shqiptar. Është e tepërt të thuhet se ikja e Arbën Xhaferit nuk është një humbje vetëm për familjen e tij, kjo dhembje i ka prekur gjithë shqiptarët kudo që janë.
Z. Arbën Xhaferi nuk do të harohet kurrë për aktivitetin e tij patriotik duke i shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij dhe sidomos në këto dekada të kthesave të mëdha. Ai ishte njeriu që në momentin e duhur me urtësi e hidhte hapin prej intelektuali të guximshëm. Aktiviteti i tij politik vërtet shtrihej në një hapësirë të kufizuar por vizionari, Arbën Xhaferi, gjithmonë mendonte mbarë-kombëtarisht. Vdekja e tij është një humbje për gjithë botën shqiptare.
U prehtë në qetësi, Zoti e mëshiroftë.

Me respekt,
Lazim Destani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat