Jahjaga ngushëllon Obamen - Bota Sot
Jahjaga ngushëllon Obamen

Ngushëllime

Jahjaga ngushëllon Obamen

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 13:12

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pas vdekjes së ambasadorit Lawence Rossin, i cili ishte përfaqësuesi i parë i SHBA menjëherë pas luftës në Kosovë.Telegrame ngushëllimi ka dërguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar presidentin amerikan, Barack Obama, duke thënë se mes tjerash se “qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë rolin që ai luajti në dhënien e shpresës dhe për entuziazmin dhe optimizmin që e tregoi për shtetndërtimin e Kosovës, suksesit tonë të përbashkët”.

Telegrame ngushëllimi ka dërguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Ministri Enver Hoxhaj, në telegramin dërguar sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, ka vlerësuar lart “figurën e diplomatit të shquar Rossin, i cili gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij është shndërruar në një figurë të shquar të përpjekjeve të diplomacisë amerikane për triumfin e vlerave të lirisë dhe demokracisë në botë, e veçmas në rajonin tonë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...