Jahjaga ngushëllon Presidentin Barack Obama - Bota Sot
Jahjaga ngushëllon Presidentin Barack Obama

Ngushëllime

Jahjaga ngushëllon Presidentin Barack Obama

Më: 30 tetor 2012 Në ora: 13:24

Me rastin e stuhisë që ka prekur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Tij, Z. Barack Obama.E martë, 30 tetor 2012
Ne telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuari President Obama,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për stuhinë që ka prekur Bregun Lindor duke vënë në rrezik sigurinë dhe jetët e miliona qytetarëve amerikan.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe keqardhjen më të thellë për dëmet e shkaktuara.
Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë.
Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.
Sinqerisht,

Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...