Thaçi ngushëllon Barack Obamen

Ngushëllime

Thaçi ngushëllon Barack Obamen

Më: 30 tetor 2012 Në ora: 15:41

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e uraganit Sandy, që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Shkëlqesia juaj, President Obama,

Me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve, të shkaktuara nga uragani Sandy.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave të uraganit.

Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jenë përkrah jush, duke shprehur ndjenjat më të thella të mbështetjes dhe të solidaritetit.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat