Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Runjeva dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së - Bota Sot
Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Runjeva dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Ngushëllime

Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Runjeva dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Më: 2 prill 2013 Në ora: 14:32

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Runjevadhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e vdekjes së kryetarit të Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Runjeva,

Të nderuar anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,

Me dhimbje të madhe e mora lajmin që luftëtari i UÇK-së, kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva ka ndërruar jetë.

Jeta dhe veprimtaria patriotike e Ejupit është shembull se si duhet të punohet dhe të luftohet për lirinë dhe të ardhmen e ndritshme të atdheut.

Idealet e Ejupit dhe gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u jetësuan me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe tani po vazhdojnë të jetësohen çdo ditë e më tepër me zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...