Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Ngushëllime

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Më: 21 maj 2013 Në ora: 18:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Barak Obama, pas viktimave dhe shkatërrimeve të mëdha që la pas tornadoja në qytetin e Oklahomës.
Në telegram thuhet:
I nderuari President Obama,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për shkatërrimet e shkaktuara nga tornado që goditi qytetin e Oklahomës duke lënë pas shumë viktima dhe dëme të mëdha.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta drejtuar familjeve të viktimave dhe popullit Amerikan.
Në këtë kohë zie dhe dhimbjeje për vendin Tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me Ju.
Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.
Atifete Jahjaga,
Presidente e Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat