Mustafa ngushëlloi ambasadoren Jacobson

Ngushëllime

Mustafa ngushëlloi ambasadoren Jacobson

Më: 21 maj 2013 Në ora: 21:07

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ngushëlloi Amasadoren e ShBA-ve, znj. Tracey Ann Jacobson

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa i dërgoi një telegram ngushëllimi Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, znj. Tracey Ann Jacobson, së cilës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Oklahoma.

Në vijim, po e japim tekstin e këtij telegrami:

E nderuara Ambasadore Jacobson,

Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju, dhe nëpërmjet jush mbarë popullit mik amerikan, për jetët e humbura të bashkatdhetarëve Tuaj, si pasojë e tornados që goditi Oklahoma-n.

Ne jemi të tronditur nga njoftimet për viktimat dhe dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo mënxyrë natyrore në vendin Tuaj, por, po ashtu, jemi të bindur se populli dhe qeveria amerikane do të dinë ta përballojnë me stoicizëm këtë fatkeqësi të tmerrshme.

Në këto çaste zie dhe pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju dhe me familjet e viktimave!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj!

Me dhimbje,
Dr. Isa Mustafa,
Kryetar i Lidhjes Demokratike së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat