Thaçi ngushëllon kryeministrin e Spanjës

Ngushëllime

Thaçi ngushëllon kryeministrin e Spanjës

Më: 25 korrik 2013 Në ora: 18:55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, Kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, pas fatkeqësisë që ndodhi në Santiago de Compostela, si pasojë e ndeshjes së trenit, ku humbën jetën mbi 70 qytetarë, ndërsa qindra të tjerë u lënduan.

Në telegramin e ngushëllëimit thuhet:

I nderuari z.Rajoy,
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju, popullit dhe Qeverisë së Spanjës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e fatkeqësisë, që ndodhi në Santiago de Compostela, si pasojë e ndeshjes së trenit, ku humbën jetën mbi 70 qytetarë spanjollë, ndërsa qindra të tjerë u lënduan.
Qeveria dhe populli i Kosovës bashkëndiejnë me ju dhe popullin spanjoll këtë dhembje të madhe, duke shprehur ndjenjat më të larta të solidaritetit dhe të mbështetjes.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat