Aksidenti tragjik në Shkodër, Berisha ngushëllon familjet e 5 të rinjve

Ngushëllime

Aksidenti tragjik në Shkodër, Berisha ngushëllon familjet e 5 të rinjve

Më: 23 tetor 2013 Në ora: 14:01

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryetarit të Bashkisë Shkodër dhe familjarëve të 5 të rinjve që humbën jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik.
“Një aksident tragjik këputi rininë dhe jetën e bijve tuaj të dashur dhe zhyti në zi familjet tuaja, Shkodrën por dhe të gjithë Shqipërinë. Duke ndarë me ju dhe qytetarët e Shkodrës pikëllimin e thellë dhe zinë, ju përcjell ngushëllimet të sinqerta dhe i lutem së bashku me ju Zotit që engjëjt tuaj, që nuk i keni më, të gjejnë paqen e merituar dhe ju, forcën shpirtërore për të përballuar dhimbjet e humbjes së pakompensueshme të fëmijëve tuaj të dashur” thuhet në mesazhin e Berishës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat